E-Mail : [email protected]      Address: Rr. Qemal Stafa, P.132, Ap.2


   +355 4 222 56 50   +355 66 20 32 608

Pikëpyetjet e kostos së “Rrugës së Arbrit” – Vizion Plus

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Me ndërtimin e “Rrugës se Arbrit”, distanca mes Tiranës dhe Shkupit do te arrije ne 75 km, një gjatësi kjo e cila mund te kryhet lehtësisht brenda ditës, por kostot e realizmit te saj, mbeten edhe një pikëpyetje e madhe. Projektuesi i kësaj rruge, eksperti Faruk Kaba, ne një interviste për Vizion Plus, thotë se ky segment do jete me leverdi për bashkimin e dy vendeve, por ai është skeptik per koston e saj, si dhe për procedurën e ndjekur. Qeveria ia dha ndërtimin e afro 25 km ne këtë segment rrugor një kompanie kineze, por duke i ofruara saj edhe garante shtese nga buxheti i shtetit. Edhe eksperti Arben Meçe, thotë se rreziku qe shoqëron këtë projekt është si ai me rrugën Durrës – Kukës, kur kompania rriti koston e ndërtimi te saj pa limit. Kompania kineze ka përllogaritur nje vlere prej 21 miliard leke per ndërtimi e segmentit rrugor, por kjo shifër nuk është përfundimtare. Pjese e segmentit qe do ndërtojnë kinezet nga Ura Brarit ne Tirane, e deri tek Ura e Vashës ne afërsi te Klosit është edhe ndërtimi i një tuneli.