Takimi për diskutime mbi draft ligjin e Urdhërit të Inxhinerëve dhe Urdhërit të Arkitektëve.
Në vijim të njoftimit të bërë, u zhvillua takimi me grupet e interesit si dhe me specialistë të inxhinierisë dhe arkitekturës.
Takimi u organizua nga SHOSHIK, SHASH si dhe nga përfaqësues nga Ministira e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në takim ishte prezente edhe Drejtoresha Ekzekutive e KIVI, Shoqata e Inxhinierëve të Mbretërisë së Hollandës, znj.Micaela Dos Ramos.
Qëllimi i takimit ishte tërheqja e opinioneve, diskutimeve, dhe mendimeve të ndryshme mbi Draft Ligjin e hartuar nga ne.
Gjatë takimit u dhanë mendime konstruktive, të vlefshme, të cilat do të pasqyrohen në hapat e mëtejshme për përmirësimin e Draft Ligjit.
Ky ishte vetëm takimi i parë, në vijim do vazhdojmë me takime të tjera duke mirëpritur nga çdokush i interesuar, vërejtje, sugjerime, mendime apo dhe pyetje në adresën tonë të email: [email protected]
Në mënyrë të veçantë falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që diskutuan dhe shprehën sugjerimet e tyre gjatë takimit, si edhe inxhinierët dhe arkitektët të cilët që nga dita e djeshme kanë dërguar opinionet dhe sugjerimet e tyre mbi Draft Ligjin.