E-Mail : [email protected]      Address: Rr. Qemal Stafa, P.132, Ap.2


   +355 4 222 56 50   +355 66 20 32 608

Intervistë me Dr. Ing. Faruk Kaba në Sh.L.P “Vitrina”

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Në ambjentet e Kampusit Universitar “Vitrina” u organizua një seminar i hapur me të ftuar Dr. Ing. Faruk Kaba i cili trajtoi temën “Infrastruktura Rrugore në Shqipëri”. Z. Kaba shoqërohej nga Profesor Sazan Guri, Rektori i Universitetit “Vitrina” Prof. Dr. Mario Kedhi, Dekanja e Fakultetit të Arkitetkurës Prof. As. Violeta Icka, Prof. As. Hajredin Rudi si dhe pedagogë e studentë. Profesor Kaba u shpreh se e ndjen veten të privilegjuar që ndodhet në këtë Universitet kaq serioz e me një staf të pregatitur. Ai bëri një përshkrim të infrastrukturës së transportit rrugor në Shqipëri. Njeriu është shumë i afërt me infranstrukturën pasi ndeshet cdo ditë sidomos me transportin rrugor. Inxhinieria si shkencë është ekzakte duhet të flitet me shifra dhe laps në dorë për të vërtetuar gjërat. Për auditorin u bë një prezantim në lidhje me ndryshimet rrugore që janë bërë gjatë një periudhe kohe 20 vjecare. Për të ndërtuar një vepër rrugore duhet një kosto monetare e konsiderueshme, infrastrukturat rrugore janë shumë të shtrenjta për tu ndërtuar. Inxhinieri theksoi se janë ndërtuar koridore nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim. Ndër të tjerat shtoi dhe koridoret rrugore të qyteteve të Shqipërisë që kanë mbaruar dhe ato në përfundim. Autostrada Tiranë-Elbasan , tregon se për disa ditë do të hapet tuneli i parë dhe që në muajin tetor do të përfundojë si subjekt. Një tjetër shembull ishte rruga e Arbërit që lidh Tiranë-Dibër-Shkup, kjo vepër sjell një shkurtim prej 1000 km me një distance kohe mjaft të shkurtër për të arritur në destinacionet e nevojshme. Po i kushtohet mjaft rëndësi infrastrukturave hekurudhore, po pregatitet të ndërtohet dhe një terminal pasagjerësh në Durrës apo dhe rindërtimin e aviacioneve civile. Duke iu përgjigjur pyetjes se përse në Shqipëri transporti hekurudhor nuk është fare i zhvilluar në krahasim me vendet e tjera, ai theksoi se: – Rrjeti rrugor në vendin tone është mjaft i varfër në krahasim me fqinjët pra duhet të plotësohet kjo mangësi. – Tendenca është që të investohet në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore por gjithmonë duhet të bazohemi në lidhje me koston. – Kemi një territor jo të përshtatshëm pasi jemi një vend i vogël si dhe territori është shumë i vështirë. – Vendi jonë është i pasur me male dhe kodra gjë që nuk i përshtatet pjerrësisë së nevojshme dhe të caktuar të ndërtimit të hekurudhave. Po i kushtohet vëmendje rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës. Megjithatë nuk mund të presim që hekurudhat të jenë dominuese në vendin tonë në krahasim me transportin rrugor pasi distancat janë të shkurtëra. Vizibiliteti do të vijë në raport me mjedisin, territorin që do të përshkruhet si dhe koston e ndërtimit. Një gjë është e sigurt shtoi inxhinieri se zhvillimi i qyteteve varet dhe nga transporti.