Inxhinieri Gëzim Beqaj, i ftuar në Ora News për të folur për pasojat e dëmtimit nga tërmeti, bëri thirrje për qytetarët që mos të kenë frikë nëse banesa e tyre nuk janë prekur pjesa e trarëve, kolonave dhe soletave. “Të gjitha godinat që nuk janë prekur pjesa e trarëve, kolonave, soletave e nuk duhet të kenë frikë. Çarja e mureve ndarëse siç ka ndodhur edhe në shtëpinë time të cilat janë plasaritur apo janë dëmtuar, apo rrëzuar që nuk kanë të bëjnë me aftësinë e mbajtjes së godinës, patjetër që kanë problem, por shumë është dëm material dhe panik”. Në syrin e inxhinierit zoti Beqaj ndërtimet e vjetra nuk janë mirëmbajtur prandaj janë gjithë këto pasoja. Ndërsa sa i përket dëmtimeve që kanë pësuar ndërtimet e reja ai tha që të ndodhin dëmtime të tilla atyre pallateve është jashtë fushës së inxhinierisë “Në syrin e inxhinierit, objektet e ndërtuara para viteve 90 kanë pësuar dëmtime të tilla nga mungesa e mirëmbajtjes së tyre. Ndërsa, ndërtimet që janë bërë vitet e fundit tu ndodhin dëmtime i tilla, kanë dalë jashtë fushës së inxhinieri”.
Check out our latest news
-
Inxhinierët: Pagesa 7.5 euro/ 100 km, e ekzagjeruar
October 26, 2022 News -
Peticion për Krijimin e “Urdhërit të Inxhinierëve të Shqipërisë”
October 26, 2022 News -
Marrëveshja e bashkëpunimit e firmosur midis SHOSHIK dhe SHOIKK
October 26, 2022 News -
Pikëpyetjet e kostos së “Rrugës së Arbrit” – Vizion Plus
October 26, 2022 News