Me ndërtimin e “Rrugës se Arbrit”, distanca mes Tiranës dhe Shkupit do te arrije ne 75 km, një gjatësi kjo e cila mund te kryhet lehtësisht brenda ditës, por kostot e realizmit te saj, mbeten edhe një pikëpyetje e madhe. Projektuesi i kësaj rruge, eksperti Faruk Kaba, ne një interviste për Vizion Plus, thotë se ky segment do jete me leverdi për bashkimin e dy vendeve, por ai është skeptik per koston e saj, si dhe për procedurën e ndjekur. Qeveria ia dha ndërtimin e afro 25 km ne këtë segment rrugor një kompanie kineze, por duke i ofruara saj edhe garante shtese nga buxheti i shtetit. Edhe eksperti Arben Meçe, thotë se rreziku qe shoqëron këtë projekt është si ai me rrugën Durrës – Kukës, kur kompania rriti koston e ndërtimi te saj pa limit. Kompania kineze ka përllogaritur nje vlere prej 21 miliard leke per ndërtimi e segmentit rrugor, por kjo shifër nuk është përfundimtare. Pjese e segmentit qe do ndërtojnë kinezet nga Ura Brarit ne Tirane, e deri tek Ura e Vashës ne afërsi te Klosit është edhe ndërtimi i një tuneli.
Check out our latest news
-
Inxhinierët: Pagesa 7.5 euro/ 100 km, e ekzagjeruar
October 26, 2022 News -
Peticion për Krijimin e “Urdhërit të Inxhinierëve të Shqipërisë”
October 26, 2022 News -
Marrëveshja e bashkëpunimit e firmosur midis SHOSHIK dhe SHOIKK
October 26, 2022 News -
Pikëpyetjet e kostos së “Rrugës së Arbrit” – Vizion Plus
October 26, 2022 News